Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do t’iu drejtohet politikanëve amerikanë përmes vide-lidhjes më 16 mars, kanë thënë zyrtarë të Uashingtonit.
Krerët e Senatit amerikan, Chuck Schumer dhe Nancy Pelosi kanë thënë përmes një letre se “mezi presin” të mirëpresin presidentin ukrainas për t’i shfaqur “mbështetjen tonë për popullin e Ukrainës teksa trimërisht mbron demokracinë”.
Kongresi mbetet i palëkundur në përkushtimin tonë për të mbështetur Ukrainën teksa përballet me agresionin e ashpër të Putinit”, kanë thënë ata.
Javën e kaluar, Zelensky ka mbajtur një fjalim para Parlamentit britanik.
Të martën, ai do t’i drejtohet Parlamentit kanadez.