Friday, November 1, 2024
HomeBotaZelanda e Re do të fuqizojë ligjet kundër terrorit

Zelanda e Re do të fuqizojë ligjet kundër terrorit

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, është zotuar se do të forcojë ligjet kundër terrorizmit pas incidentit të së premtes kur një sulmues me thikë plagosi shtatë persona në një supermarket.

“Ne duhet të jemi të gatshëm të bëjmë ndryshimet që mund ta ndryshojnë të ardhmen”, tha ajo në një konferencë për media.

Sulmuesi, një shtetas i Shri Lankës dhe mbështetës i njohur i grupit terrorist Shteti Islamik, u qëllua për vdekje nga policia.

Tre prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ardern, e quajti incidentin si një “sulm terrorist”, dhe paralajmëroi ndryshimet në legjislacionin kundër terrorizmit deri në fund të shtatorit.

Sulmuesi ishte arrestuar disa herë para incidentit të së premtes. Por Ardern tha se tashmë nuk kishte bazë ligjore për ta mbajtur atë të izoluar nga komuniteti pasi të gjitha tashmë ishin përdorur.

Burri, identiteti i të cilit nuk mund të zbulohet, mbërriti në Zelandën e Re me një vizë studentore më 2011.

Ai u bë një person që nxiti vëzhgimin e organeve të sigurisë kombëtare më 2016.

Ai kishte qenë nën monitorim gjatë gjithë kohës dhe mbikëqyrje të rëndë për shkak të shqetësimeve rreth ideologjisë së tij.

Ai ishte i njohur për agjenci të shumta, dhe ishte gjithashtu në një listë vëzhgimi të terroristëve.

Raportet e mediave lokale thanë se sulmuesi ishte 32 vjeç dhe kohët e fundit ishte dënuar me një vit mbikëqyrje për posedim të propagandës së IS.

Tashmë janë ngritur pyetje se pse veprimet kundër sulmuesit nuk u morën para sulmit, veçanërisht pasi ai ishte nën mbikëqyrje të organeve të sigurisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments