Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeZbulohet pronari i skafit me te cilin Arjan Tase vrau 7-vjeçaren ne...

Zbulohet pronari i skafit me te cilin Arjan Tase vrau 7-vjeçaren ne Himarë, rezulton me precedent penal

Adhurim Kushi është pronari i i skafit që drejtonte dje Arjan Tase, i cili përplasi për vdekje vogëlushen 7-vjeçare.

Burime bëjnë me dije se Kushi ka qenë person me precedent penal në fushën e vjedhjeve, me origjinë nga Elbasani, qytet në të cilët Arjan Tase ishte shefi i policimit në komunitet.

Mjeti që aksidentoi të miturën është transportuar në pikë bllokimi, ndërkohë që vetë Tase u vu në pranga nga Agjensia e Mbikqyrjes Policore.

Më herët ai kishte mbajtur detyrën e shefit të komisariatit të Himarës, ku dhe ishte pezulluar nga detyra, pas akuzave për bashkëpunim me grupet kriminale në kultivimin e lëndëve narkotike.

Mesditën e djeshme, Arjan Tase në kundërshtim me ligjin zbarkoi në bregdetin e Potamit, për të marrë familjarët e tij, për ti nxjerrë shëtitje në det.

Manovrat e gabuara të mjetit me dy motorrë që drejtonte, i morën jetën vogëlushes Jonada Avdia, e cila së bashku me familjarët e saj ishte kthyer nga Britania e Madhe për të pushuar në atdhe.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments