Sadio Mane do të largohet nga Liverpooli dhe do t’i bashkohet Bayern Munichut.
Dy ekipet tashmë kanë arritur marrëveshje, kurse është zbuluar edhe paga e Manes te bavarezët.
Sipas The Mirror , Mane pritet të fitojë 250 mijë funte (290 mijë euro) në javë në Allianz Arena. Brenda vitit i bie që ai të paguhet diku mbi 15 milionë euro.
Është një rritje e konsiderueshme e pagës së tij aktuale javore nga ajo që merr te Liverpooli, e cila besohet të jetë rreth 100 mijë funte (115 mijë euro).
Mane ishte në vitin e fundit të kontratës me Liverpoolin, por që nuk u gjet një gjuhë e përbashkët për ta vazhduar bashkëpunimin.