Porositësi i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj mësohet se është Edmond Haxhia.
Gjithashtu bëhet me dije se Edmond Haxhia është djali i dajës së Elton Lekstakajt. Sakaq Lekstakajt kishte një konflikt me Nikulajn që prej 1997.
Edmond Haxhia mësohet se është porositësi dhe financuesi i gjithë operacionit të vrasjes së biznesmenit, ndërsa shtetasit britanikë Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman janë 4 britanikët që kanë ndihmuar për të kryer vrasjen.
Ndërsa ekzekutori është shtetasi portugez, Ruben Saraiva.
Edmond Haxhia, me shtetësi shqiptare dhe britanike
Ruben Saraiva, shtetas portugez
Harry Simson, shtetas britanik
Thomas Mithan, shtetas britanik
Steven Hunt, shtetas britanik
Harriet Bridgeman, shtetase britanike.