Është zbardhur dëshmia e një prej miqve të Erigers Mihasit, 32-vjeçarit që u ekzekutua në një atentat mafioz të Astiri, mbrëmjen e së shtunës. Në deklaratën e bërë A.H. për policinë, ai ka treguar se 32-vjeçari ishte i kujdesshëm kur lëvizte dhe nuk ulej prej disa muajsh në lokale.
“Erigersi ishte shumë i kujdesshëm kur lëvizte, kontrollonte deri me 4 makina mbrapa. Kishte disa muaj që nuk ulej në lokale, por kur dilte me ta lëvizte me makinë”, ka thënë shoku i viktimës.
Mihasi dyshohet të ketë qenë shënjestra e atentatit ku humbi jetën dhe Armando Dumani. Për ngjarjen po hetohen anëtarët e “klanit Duka”. Mihasi ishte krahu i djathtë i Ervis Martinajt, ndërsa u vra kur kishte pak ditë që ishte kthyer nga jashtë shtetit.