Monday, November 25, 2024
HomeBotaZbardhet biseda, si e bindi Babis policinë për “grabitjen e armatosur prej...

Zbardhet biseda, si e bindi Babis policinë për “grabitjen e armatosur prej shqiptarëve”

Kollitje, zvarritje dhe gulçime ishte ky teatri që bëri piloti grek Babis Anagnostopoulos kur mori policinë në telefon për të denoncuar grabitjen e sajuar, që të dukej më i besueshëm. Piloti aktroi sikur ishte i lidhur ndërsa fliste me policinë dhe trupi i pajetë i bashkëshortes Carolinë ndodhej pranë tij.

 

Autoritetet në vend kanë bërë publike sot bisedën që ai pati me oficeren e policisë pasi kishte kryer krimin. Kishte vrarë gruan dhe varur qenin e familjes dhe vijonte të drejtonte “grabitjen” në banesën e tyre në Glyka Nera.

I vetëlidhur, ai merr në telefon policinë dhe fillon shfaqjen e tij të parë, pasi të tjera do të pasonin në ditët në vijim, shkruajnë mediat greke. Në bisedën audio të zbardhur, Babis hiqet si i shokuar dhe i trembur ndërsa kërkon i dëshpëruar ndihmën e policisë dhe një ambulancë.

Në anën tjetër të telefonit është një grua që e pyet se ku ndodhet.

BISEDA

Piloti: Më ndihmoni!

Qendra : Urdhëroni?

Piloti: Më ndihmoni, (duke qarë) ndihmë!

Oficerja e policisë po mundohet të kuptojë se çfarë po mundohet t’i thotë burri në anën tjetër të telefonit.

Babis Anagnostopoulos, ndjek planin e tij dhe përpiqet të bindë se është i lidhur nga grabitësit e që u futën me dhunë në shtëpinë e tij.

Qendra: Fol pak më qetë.

Piloti: Më ndihmoni, grabitës..

Qendra: Më thuaj ku je?

Piloti: Ndihmë ( merr frymë rëndë) Më ndihmoni.

…Telefonata zgjat një minutë e 48 sekonda.

Qendra: Nuk ju kuptoj, çfarë po ju ndodh.

Pilot : 10….10…( nuk kuptohet se çfarë po thotë.

Qendra: Ku ndodheni?

Piloti: Glyka Nera.

Qendra: Ku në Glyka Nera?

Piloti: Parodos…

Qendra: Po…

Piloti: Parodos dhe Panagouli 10

Piloti: Ndihmë! Ambulancë!

Qendra: Sa vjeç je?

Piloti: Më duhet një ambulancë sa më shpejt.

Qendra: Po vijmë menjëherë

Piloti donte që të ishte me të gjitha kushtet bindës. Për këtë arsye, përpara se të bënte telefonatën, u ra dy numrave të gabuar në përpjekje për të telefonuar “100” me hundë. Në orën 06:08 telefoni “180” dhe në 06:10 numrin  “1000”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments