Ish deputeti i NISMA-s, Zafir Berisha ka thënë se pavarësisht mospajtimeve politike me ish-presidentin Hashim Thaçi, ai sot është ushtari më besnik i tij dhe të tjerëve që po gjykohen nga Gjykata Speciale në Hagë.
Berisha ka folur për luftën speciale kundër UÇK-së qysh prej paraqitjes së saj e deri e deri më sot.
“Sot e kemi një gjykatë që merret se kush e ka hëngër një shkelm. e kush një shuplakë por qëllimi është që të dëmtohet lufta e UÇK dhe të vihet në pikëpyetje intervenimi i NATO-s. Nga të parët nuk jam pajtuar me Hashim Thaçin, por nëse nuk pajtohem politikisht unë nuk mund të gjuaj gurë e dru mbi të. Unë sot jam ushtari më besnik i Hashim Thaçit dhe atyre burrave që po gjykohen në Speciale”, tha Berisha në Kanal 10.
Ai tha se në Kosovë njerëz edhe nga politika po e bëjnë argatin e djallit.
“Ne kemi fatkeqësisht që njerëz të politikës që për interesa perosnale po bëjnë argatin e djallit”, shtoi ai.
Ai tha se kjo që po ndodhë sot nuk është aksidentale.