Golden Eagle Ylli ka kaluar në finale, pasi ka fituar edhe ndeshjen e tretë gjysmëfinale ndaj Sigal Prishtinës në kuadër të fazës së “Play-Off”-it.
Ndeshja e zhvilluar sonte në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve ka përfunduar me rezultatin 56:75, shkruan Gazeta Express.
Mikaile Tmusic (15 pikë), Erjon Kastrati (14 pikë) dhe Chris Harris (14 pikë) ishin basketbollistët më të dalluar në fitoren e skuadrës nga Suhareka.
Kurse, te kryeqytetasit u dalluan Muhamedali Janjeva (13 pikë) dhe Jetmir Zeqiri (11 pikë).
Ylli në finale do të takohet me Trepçën ose Pejën. Seria gjysmëfinale mes këtyre dy skuadrave është 2:0 në favor të mitrovicasve.