Anglia po zhvillon përgatitjet e fundit për finalen e “Euro 2020” kundër Italisë.
Trajneri Gareth Southgate ka marrë një lajm të keq një ditë para finales. Mesfushori i Manchester City, Phil Foden, nuk do të jetë i gatshëm për finale.
Foden ka pësuar një dëmtim në stërvitje të premten dhe nuk do të rikuperohet me kohë për të dielën.
Lajmin e ka kofnirmuar edhe gazetari, Gianluca Di Marzio.
Foden ishte titullar në sfidën e parë në Evropian, por më inkuadrohej shumicën e ndeshjeve në pjesën e dytë, por duke luajtur gjithmonë rrol të rëndësishëm te “Tre Luanët” edhe si zëvendësues.