Friday, November 22, 2024
HomeTeknologjiXiaomi 11T Pro vjen në Evropë me ushqyes 120W

Xiaomi 11T Pro vjen në Evropë me ushqyes 120W

Xiaomi lançoi ditën e sotme seritë 11T ndërsa modeli më i shumëpërforlur është 11T Pro i cili vjen me karikimin 120W HyperCharge. Telefoni ka një bateri me kapacitet prej 5,000 mAh ndërsa Xiaomi thotë se ushqyesi 120W që vjen në paketim mund ta ngarkojë plotësisht nga 0-100% për 17 minuta.

Një ngarkim prej 10-minutash e dërgon baterinë në 72%, edhe më shpejtë sesa modeli Mi 10 Ultra që Xiaomi lançoi në Kinë në fillim të vitit. 11T Pro do të vijë në Evropë.

Smartfoni është ndryshe nga flagshipi Mi 11 lançuar në fillim të vitit. Ka një dizajn ndryshe me kapakë prej plastike por pjesët e brendshme janë ruajtur si procesori Snapdragon 888 dhe kamera 108-emgapiksel.

Ekrani prej 6.67-inç OLED 1080p ka një frekuencë prej 120Hz. Xiaomi prezantoi edhe dy modele të rangut të ulët në linjën 11T ku asnjëri prej tyre nuk ka ushqyesin 120W.

11T vjen me procesorin MediaTek Dimensity 1200 dhe ushqyes 67-vat për një ngarkim 0-100% në 37 minuta. Ndërsa 11T Lite 5G NE ka procesor Snapdragon 778 dhe bateri 4,250 mAh.

Xiaomi 11T Pro fillon nga 649 euro për modelin bazë 8GB RAM dhe 128GB memorie ndërsa 749 euro për modelin 12GB RAM dhe 256GB memorie. Modeli 11T fillon nga 499 euro për 8GB RAM dhe 128GB memorie dhe për 50 euro dyfishohet kapaciteti. Së fundi 11T Lite 5G NE fillon nga 369 euro për 6GB RAM dhe 128GB memorie.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments