Thursday, October 24, 2024
HomeLajmeKosovaXhavit Drenori thotë se është sulmuar nga djali i prokurorit Ibrahim Berisha

Xhavit Drenori thotë se është sulmuar nga djali i prokurorit Ibrahim Berisha

Kandidati për kryetar i Iniciativës Qytetare “Green për Drenas”, Xhavit Drenori është sulmuar sot gjatë ditës.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar vetë Drenori. Ai ka thënë se është sulmuar nga djali i prokurorit Ibrahim Berisha.

“Po, është e vërtetë që jam sulmuar. Jam sulmuar nga djali i prokurorit Ibrahim Berisha. Jam në stacion, s’mundem me fol më shumë”, ka thënë Drenori për Express.

Drenori disa herë ka përmendur emrin e prokurorit të Themelores në Prishtinë, si pengesë për t’u hetuar pretendimet ndaj kryetarit aktual Ramiz Lladrovci për keqpërdorime në Drenas. Madje ai akuzonte Lladrovcin se ia ka punësuar të renë prokurorit Berisha.

Ndryshe, në zgjedhjet e së dielës në Drenas, Drenori është renditur i katërti. Ai ka marr 4.04 përqind apo 897 vota.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments