Friday, November 22, 2024
HomeSportXhaka ka pësuar rupturë të ligamentit, por jo të ACL-së

Xhaka ka pësuar rupturë të ligamentit, por jo të ACL-së

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, nuk ka pësuar lëndim të ligamentit kryqëzues të përparmë (ACL) në derbin e Londrës Veriore kundër Tottenham Hotspur, mirëpo ai pritet të mungojë për një periudhë më të gjatë.

Futbollisti shqiptar ka vazhduar të komandojë në mesfushë edhe këtë sezon, mirëpo u detyrua ta lëshonte fushën më herët në fitoren e Topçinjve në Emirates Stadium.

Lucas Moura u përplas papritur mbi këmbën e 29-vjeçarit, i cili në atë moment kishte ndier dhimbje të madhe dhe më pas u largua nga loja.

(Foto: Instagram/Twitter/JBtm)

Fatmirësisht për Xhakën, lëndimi nuk është aq i rëndës sa ka mundur të jetë dhe ai e ka shmangur një shkëputje eventuale të ACL (ligamentit kryqëzues të përparmë) – atë që i ndodhi qendërmbrojtësit të Liverpoolit, Virgil van Dijk, në sezonin e kaluar.

Sipas gazetës zvicerane, Blick, Arsenali ka marrë lajmin se mesfushori ka pësuar rupturë në ligamentin e brendshëm të gjurit të djathtë që skuadra e konsideron më me fat në krahasim me rupturën eventuale të ACL.

Xhaka do të mungojë së paku nga gjashtë deri në tetë javë, që do të thotë se do t’i mungojë Arsenalit dhe Zvicrës në disa sfida të rëndësishme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments