Për shkak të rrethanave pandemike, ky proces zgjedhor është zhvilluar duke respektuar masat antiCovid-19 dhe se delegatët e degëve kanë qenë të organizuar me grupe sipas agjendave të përcaktuara. Kuvendi zgjedhor është mbajtur nën pjesëmarrjen e 316 delegatëve nga 24 degët e IQO-së, punimet e këtij Kuvendi kanë filluar nga ora 10:00 dhe kanë përfunduar në ora 17:00.
Kordinatori i procesi të votimit, z.Ibush Mjekiqi, ka bërë të ditur se me gjithsej 306 vota për është aprovuar Statuti i IQO-së, ndërsa me gjithsej 309 vota për është konfirmuar se Iniciativa Qytetare për Obiliq do të udhëheqet nga kryetari z.Xhafer Gashi.
Kryetari i IQO-së, z.Xhafer Gashi, përmes një postimi në Facebook, ka falënderuar dhe shprehur mirënjohjen për të gjithë, delegatët e Kuvendit për pjesëmarrjen e tyre dhe mbarëvajtjen e rregulltë të këtij procesi. Ai, ndër tjerash është shprehur se: “Krijimi i Iniciativës Qytetare për Obiliq, ka rrjedhë nga vetë qytetarët e Obiliqit, andaj duke qenë të hapur për gjithë qytetarët, figurat e reja, profesionistë të fushave të ndryshe, të gjithë së bashku pa dallim do vazhdojmë rrugëtimin tonë të mëtutjeshëm drejt zhvillimit socio-ekonomik, përmbylljen e projekteve madhore për qytetarët e Obiliqit, avancimin e shërbimeve shëndetësore, ngritjen e cilësisë në arsim, fuqizimin e të rinjëve dhe të rejave.”
Kryetari Gashi, ka bërë të ditur se vizioni i punës dhe angazhimit të Iniciativës Qytetare është i qartë dhe i dëshmuar dhe se projektet në Obiliq do të zgjedhen nga qytetarët, do të mbikëqyren dhe do të i gëzojnë së bashku ; “Vizioni ynë është i qartë dhe i dëshmuar, së bashku me qytetarët; “Projektet bashkë do t’i zgjedhim, bashkë do t’i mbikëqyrim dhe së bashku do t’i gëzojmë”.
Shkrimi i plotë i Kryetarit Gashi:
“Të nderuar anëtarë të Iniciativës Qytetare për Obiliq, delegate të Kuvendit Zgjedhor,
Shumë të dashur qytetarë të Obiliqit,
Procesi zgjedhor i Kuvendit të parë të IQO-së, u përmbyll me sukses, falëndëroj të gjithë delegatët e Kuvendit për pjesëmarrjen e tyre dhe mbarëvajtjen e rregulltë të këtij procesi. Nga ky proces i votimit 309 delegatë më besuan udhëheqjen e të parit të Iniciativës Qytetare për Obiliq, me këtë rast me lejoni që të ju drejtohem jo vetëm si kryetar i Iniciativës Qytetare për Obiliq, por si njëri prej jush, për të ju falënderuar e për të shprehur mirënjohjen time për besimin e dhënë si dhe për angazhimin tuaj të vazhdushëm në rrugëtimin tonë të përbashkët.
Krijimi i Iniciativës Qytetare për Obiliq, ka rrjedhë nga vetë qytetarët e Obiliqit, andaj duke qenë të hapur për gjithë qytetarët, figurat e reja, profesionistë të fushave të ndryshe, të gjithë së bashku pa dallim do vazhdojmë rrugëtimin tonë të mëtutjeshëm drejt zhvillimit socio-ekonomik, përmbylljen e projekteve madhore për qytetarët e Obiliqit, avancimin e shërbimeve shëndetësore, ngritjen e cilësisë në arsim, fuqizimin e të rinjëve dhe të rejave.
Vizioni ynë është i qartë dhe i dëshmuar, së bashku me qytetarët; “Projeketet bashkë do t’i zgjedhim, bashkë do t’i mbikëqyrim dhe së bashku do t’i gëzojmë”.
Ju faleminderit për besimin! Bashkë, vetëm me punë të mira! Për qytetarin, për Obiliqin!