Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaXhafer Gashi zgjidhet kryetar i Iniciativës Qytetare për Obiliq

Xhafer Gashi zgjidhet kryetar i Iniciativës Qytetare për Obiliq

Iniciativa Qytetare për Obiliq, sot ka mbajtur Kuvendin e I-rë zgjedhor në të cilën është votuar për kryetar të IQO-së dhe statutin e saj nga e cila do të dalin organet e tjera drejtuese.

Për shkak të rrethanave pandemike, ky proces zgjedhor është zhvilluar duke respektuar masat antiCovid-19 dhe se delegatët e degëve kanë qenë të organizuar me grupe sipas agjendave të përcaktuara. Kuvendi zgjedhor është mbajtur nën pjesëmarrjen e 316  delegatëve nga 24 degët e IQO-së, punimet e këtij Kuvendi kanë filluar nga ora 10:00 dhe kanë përfunduar në ora 17:00.

Kordinatori i procesi të votimit, z.Ibush Mjekiqi, ka bërë të ditur se me gjithsej 306 vota për është aprovuar Statuti i IQO-së, ndërsa me gjithsej 309 vota për është konfirmuar se Iniciativa Qytetare për Obiliq do të udhëheqet nga kryetari z.Xhafer Gashi.

Kryetari i IQO-së, z.Xhafer Gashi, përmes një postimi në Facebook, ka falënderuar dhe shprehur mirënjohjen për të gjithë, delegatët e Kuvendit për pjesëmarrjen e tyre dhe mbarëvajtjen e rregulltë të këtij procesi. Ai, ndër tjerash është shprehur se: “Krijimi i Iniciativës Qytetare për Obiliq, ka rrjedhë nga vetë qytetarët e Obiliqit, andaj duke qenë të hapur për gjithë qytetarët, figurat e reja, profesionistë të fushave të ndryshe, të gjithë së bashku pa dallim do vazhdojmë rrugëtimin tonë të mëtutjeshëm drejt zhvillimit socio-ekonomik, përmbylljen e projekteve madhore për qytetarët e Obiliqit, avancimin e shërbimeve shëndetësore, ngritjen e cilësisë në arsim, fuqizimin e të rinjëve dhe të rejave.”

Kryetari Gashi, ka bërë të ditur se vizioni i punës dhe angazhimit të Iniciativës Qytetare është i qartë dhe i dëshmuar dhe se projektet në Obiliq do të zgjedhen nga qytetarët, do të mbikëqyren dhe do të i gëzojnë së bashku ; “Vizioni ynë është i qartë dhe i dëshmuar, së bashku me qytetarët; “Projektet bashkë do t’i zgjedhim, bashkë do t’i mbikëqyrim dhe së bashku do t’i gëzojmë”.

Shkrimi i plotë i Kryetarit Gashi:

“Të nderuar anëtarë të Iniciativës Qytetare për Obiliq, delegate të Kuvendit Zgjedhor,

Shumë të dashur qytetarë të Obiliqit,

Procesi zgjedhor i Kuvendit të parë të IQO-së, u përmbyll me sukses, falëndëroj të gjithë delegatët e Kuvendit për pjesëmarrjen e tyre dhe mbarëvajtjen e rregulltë të këtij procesi. Nga ky proces i votimit 309 delegatë më besuan udhëheqjen e të parit të Iniciativës Qytetare për Obiliq, me këtë rast me lejoni që të ju drejtohem jo vetëm si kryetar i Iniciativës Qytetare për Obiliq, por si njëri prej jush, për të ju falënderuar e për të shprehur mirënjohjen time për besimin e dhënë si dhe për angazhimin tuaj të vazhdushëm në rrugëtimin tonë të përbashkët.

Krijimi i Iniciativës Qytetare për Obiliq, ka rrjedhë nga vetë qytetarët e Obiliqit, andaj duke qenë të hapur për gjithë qytetarët, figurat e reja, profesionistë të fushave të ndryshe, të gjithë së bashku pa dallim do vazhdojmë rrugëtimin tonë të mëtutjeshëm drejt zhvillimit socio-ekonomik, përmbylljen e projekteve madhore për qytetarët e Obiliqit, avancimin e shërbimeve shëndetësore, ngritjen e cilësisë në arsim, fuqizimin e të rinjëve dhe të rejave.

Vizioni ynë është i qartë dhe i dëshmuar, së bashku me qytetarët; “Projeketet bashkë do t’i zgjedhim, bashkë do t’i mbikëqyrim dhe së bashku do t’i gëzojmë”.

Ju faleminderit për besimin! Bashkë, vetëm me punë të mira! Për qytetarin, për Obiliqin!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments