Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, me bashkëluftëtarë kanë bërë homazhe sot në Kompleksin Memorial të dëshmorëve në Koshare.
Ai ndër tjerash është shprehur se: “mes ndjenjës së dhimbjes e mallit po përkujtojmë me krenari betejën që u zhvillua pikërisht sot e 22 vite më parë, aty ku e lidhëm besën se vetëm të bashkuar do jetësojmë lirinë..”
Gashi ka vlerësuar lart heroizmin e komandantit Agim Ramadani-Katana dhe bashkëluftëtarëve të tjerë.
“Kosharja legjendare, është sinonim më i mirë i 113 dëshmorëve, i bashkëluftëtarëve e shokëve të mi; Agim Ramadani-Katana, Sali Çekajt e Xhemajl Fetahu, heroizmi i tyre i pashoq, shkaktojë ferrin e forcave të shumta paramilitare serbe, duke dhënë mesazhin e qartë se UÇK-ja në krye me strategun ushtarak KATANA është e bindur dhe e pamposhtur për çlirimin e Kosovës…”
Shkrimi i plotë i Gashit:
“Në Koshare, sot me bashkëluftëtarë, pranë varreve të trimave e shokëve të idealit, mes ndjenjës së dhimbjes e mallit po përkujtojmë me krenari betejën që u zhvillua pikërisht sot e 22 vite më parë, aty ku e lidhëm besën se vetëm të bashkuar do jetësojmë lirinë..
Kosharja Legjendare, është sinonim më i mirë i 113 dëshmorëve, i bashkëluftëtarëve e shokëve të mi; Agim Ramadani-Katana, Sali Çekajt e Xhemajl Fetahu, heroizmi i tyre i pashoq, shkaktojë ferrin e forcave të shumta paramilitare serbe, duke dhënë mesazhin e qartë se UÇK-ja në krye me strategun ushtarak KATANA është e bindur dhe e pamposhtur për çlirimin e Kosovës…
Trimave të Koshares, heronjët e mi
Ju fituat përjetësinë, u flijuat për tokën e atdheun që e deshtët aq shumë.. duke rënë për mos vdekur kurrë! Lavdia dhe kujtimi për ju do të jetojë gjithmonë.. përherë dhe kudo ku ka shqiptarë!
Lavdi e përjetshme heronjëve të lirisë!
Lavdi Komandantit Agim Ramadani-Katana!
Lavdi të rënëve për liri.