Xavi Hernandez ka pranuar se Barcelona po planifikon një numër largimesh në merkaton e janarit.
Skuadra ka afruar Ferran Torres, të cilin nuk e ka regjistruar akoma në ligë, sepse nuk ka hapësira në paga.
Për ta bërë një gjë të tillë, disa lojtarë duhet të largohen. Coutinho është në mesin e lojtarëve që përmenden si mundësi për t’u larguar. Xavi ka thënë se nuk ka biseduar akoma me të, por përmend largimet.
“Unë nuk kam folur me Coutinho për të ardhmen e tij”, ka thënë Xavi, transmeton lajmi.net.
“Për të pasur nënshkrime, duhet të ketë largime. Kjo është e vërtetë”, shtoi spanjolli.
Përveç Coutinho, edhe Umtiti e Dest janë në mesin e lojtarëve që pritet të largohen. Luuk de Jong po ashtu.