Wednesday, November 27, 2024
HomeLajme“Washington Post” shkruan për rikthimin e Sali Berishës në krye të PD-së

“Washington Post” shkruan për rikthimin e Sali Berishës në krye të PD-së

Për rikthimin e Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike ka shkruar “Washington Post”.

Në shkrimin e tyre thonë se Berisha u zotua të rikthejë partinë në pushtet.

Berisha, 77 vjeç, fitoi me 93.45% të votave për t’u bërë sërish lider dhe tha se do të “shpëtonte Shqipërinë nga një regjim që nuk e meriton”.

Rivali i Berishës, Ibsen Elezi, kishte kërkuar shtyrjen e votimit me pretendimin për parregullsi.

Posti kryesor i demokratëve ka mbetur bosh që nga muaji mars, kur Lulzim Basha dha dorëheqjen pas grindjeve përçarëse pasi shkarkoi Berishën nga grupi parlamentar.

Basha veproi ashtu pasi Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken, vitin e kaluar e vendosi Berishën dhe anëtarët e familjes së tij të ngushtë si persona non grata për “akte korruptive që minuan demokracinë në Shqipëri” gjatë mandatit të tij si kryeministër 2005-2013.

Veprimet e Bashës ndezën një luftë të brendshme partiake, ku Berisha krijoi një grup që kërkonte të largonte Bashën nga posti i tij, duke e akuzuar atë si “peng” të kryeministrit Edi Rama.

Në janar, mbështetësit e Partisë Demokratike u përleshën me njëri-tjetrin ndërsa u përpoqën të sulmonin selinë e partisë së tyre.

Berisha ka rihyrë fuqishëm në politikën e vendit me mbështetjen e mbështetësve të tij të vjetër, pavarësisht moshës së tij.

Uashingtoni e ka bërë të qartë se nuk do të bashkëpunojë me Partinë Demokratike nëse ajo drejtohet nga Berisha. Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga Ambasada Amerikane.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments