Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaVV voton kundër Komisionit Hetimor për menaxhimin e krizës së energjisë nga...

VV voton kundër Komisionit Hetimor për menaxhimin e krizës së energjisë nga Qeveria

Lëvizja Vetëvendosje ka votuar kundër themelimit të Komisionit Hetimor Parlamentar për menaxhimin e krizës së energjisë nga qeveria e Kosovës.

Në Kuvendin e Kosovës kanë votuar 76 deputetë dhe prej tyre vetëm 23 ishin pro.

Lidhur me këtë, shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës edhe si iniciues i këtij Komisioni tha se është hera e parë që në Kuvend me votë refuzohet një Komision Hetimor.

Ai tha se ky komision do të hidhte dritë mbi keqpërdorimet dhe keqmenaxhimin e krizës së energjisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments