Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaVV vazhdon avazin: Deputetja e Kurtit fajëson popullin dhe Bekim Haxhiun për...

VV vazhdon avazin: Deputetja e Kurtit fajëson popullin dhe Bekim Haxhiun për skadimin e afatit të vaksinave

Vetëvendosje ka vazhduar avazin e saj të fajësimit të qytetarëve të Kosovës për rritjen e rasteve me COVID-19 në vend si dhe skadimin e afatit të mbi 100 mijë vaksinave të ardhura nga Norvegjia si donacion.

 

Deputetja e këtij subjekti politik, Fatmire Kollçaku, me anë të një postimi në Facebook, e ka lavdëruar madje ministrin Vitia duke thënë se janë nënshkruar vaksinat në vazhdimësi.

Madje ajo ka thënë se Vitia ka bërë thirrje të mjaftueshme për vaksinim, por që të njëjtat nuk janë përfillur nga qytetarët.

“Ka deklaruar publikisht se ai dhe Kryeministri janë vaksinuar me vaksinën Astra-Zeneca”, ka thënë ajo.

Për të mos u mjaftuar me kaq, Kollçaku ka vazhduar duke aluduar në deputetin e PDK-së, Bekim Haxhiu, të cilit ajo i vë faj pse ka hedhur dyshime për validitetin e vaksinave Astra Zeneca që ishin donacion nga Norvegjia.

“Përsëri, hezitim i qytetarëve për vaksinim. Përgjigje jo e mjaftueshme, edhe pse figurat publike, ministra, deputë, artistë etj., promovonin vaksinimin e sigurt përmes mediave dhe fotove personale në rrjetet e tyre sociale, nga qendrat e vaksinimit, me plot lëvdata për stafin profesional”, ka shkruajtur ajo.

Postimi i plotë i Kollçakut më poshtë:

Vaksinat ishin në qendrat e vaksinimit;

1.250.000 doza të siguruara nga Kontrata e nënshkruar nga Ministri Vitia, plus vaksinat si donacion, arrinin në kontinuitet.

2.Ministri në çdo prononcim i ka ftuar qytetarët që të shfrytëzojnë drejtën për vaksinim dhe të VAKSINOHEN!

Ama bash në çdo prononcim publik, e më së shumti nga foltorja e Kuvendit.

Ka deklaruar publikisht se ai dhe Kryeministri janë vaksinuar me vaksinën Astra-Zeneca.

Ministria dhe IKSHPK, përmes faqeve zyrtare, në baza ditore ftonin për kujdes dhe vaksinim, si mjet më i sigurt parandalues.

Përsëri, hezitim i qytetarëve për vaksinim. Përgjigje jo e mjaftueshme, edhe pse figurat publike, ministra, deputë, artistë etj., promovonin vaksinimin e sigurt përmes mediave dhe fotove personale në rrjetet e tyre sociale, nga qendrat e vaksinimit, me plot lëvdata për stafin profesional.

Poashtu, nuk e kishim të regjistruar asnjë reaksion serioz pasvaksinal në vend.

Mirëpo, po nga ajo foltore dhe jo vetëm, disa herë, deputeti i opozitës vendos në pyetje procesin e vaksinimit dhe validitetin e vaksinave Astra-Zeneca që ishin donacion nga Norvegjia.

Shto kësaj dezinformatat e shumta të shpërndara përmes rrjeteve sociale nga “gjithologët”.

Për të rritur përgjigjen e qytetarëve për vaksinim, Ministria jep opsionin e zgjedhjes së vaksinës, sepse kishte në stok sasi të mjaftueshme të të dy llojeve të sigurta dhe të aprovuara nga EMA dhe FDA.

Në të njëjtën kohë arrinin vaksinat tjera, qoftë ato të kontraktuara nga Qeveria, ato përmes mekanizmit të covax-it apo donacione direkte nga shtete të ndryshme mike.

Por, propaganda e hapur nga zyrtarë të papërgjegjshëm e shumë më shumë vesh me vesh, e bëri të veten. Përzgjedhet vaksina Pfizer në shumicën e rasteve.

Rrjedhimisht, vaksinat që nuk kishin shumë afat, skaduan.

Në fund, mos HARRONI,

VAKSINIMI ende nuk është obligativ për të gjithë qytetarët. Përveç disa kategorive që është e domosdoshme të obligohen për vaksinim, pjesa më e madhe ende duhet bindur përmes fushatave vetëdijësuese.

Këto ditë frika nga sëmundja për shkak të rasteve të shtuara, e sidomos vdekjeve, po e bën të veten. Fatkeqësisht, në kohën kur këto vaksina kishin afat, nuk ishte niveli i duhur i vetëdijësimit, sidomos për shkakun që situata epidemiologjike ishte e qetë në vend, dhe pëlqehej ideja se virusi ka ikur, edhe pse ekspertët pohonin të kundërtën.

Ende pa u paraqitur rastet në Kosovë, edhe unë vetë nga foltorja e Kuvendit kam folur për mundësinë e një vale të re të infektimit me variantin delta dhe kam ftuar për kujdes dhe vaksinim.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments