Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se ka qenë këmbëngulja e tyre që detyroi Serbinë që të zbatojë marrëveshjen për të lejuar hyrjen e veturave me targa RKS në Serbi.
“Këmbëngulja jonë në atë që është e drejtë, në fund e detyroi Serbinë të zmbrapset e t’i pranojë targat RKS”, thotë VV.
Partia në pushtet paralajmëroi edhe njohjen e pasaportave e diplomave të Kosovës, të cilat po ashtu janë pjesë e një marrëveshje që ende nuk zbatohet.
“Do të duhej që pas kësaj ajo t’i pranojë edhe pasaportat, diplomat e të gjitha dokumentet. Kjo është një e arritur e rëndësishme e shtetit dhe qeverisë tonë për qytetarët e Republikës së Kosovës”.
Ndërkaq, VV ka bashkëngjitur edhe një video që shfaq kryeministrin Albin Kurti me qëndrimin e tij se cilat targa duhet përdorur nga Kosova e Serbia.
Ndërkaq, VV ka bashkëngjitur edhe një video që shfaq kryeministrin Albin Kurti me qëndrimin e tij se cilat targa duhet përdorur nga Kosova e Serbia.