Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaVV përkrahi kontrollin gjyqësor si opozitë, në pushtet e injoruan

VV përkrahi kontrollin gjyqësor si opozitë, në pushtet e injoruan

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka thënë se kur ky Institut kërkonte kontroll gjyqësor, Lëvizja Vetëvendsoje sa ishte në opozitë e përkrahte.

 

Miftaraj thotë se kur VV erdhi në pushtet, kërkesën për kontroll gjyqësor e injoroi përmes Ministrisë së Drejtësisë.

“Ministria e Drejtesise permes draft Kodit te Procedures Penale i jep autoritet perfundimtar prokurorise me hap e me mbyll raste pa shkuar rasti fare te gjykatesi”, ka shkruar Miftaraj.

Ai shton se një qeveri nuk vlerësohet mbi bazën e deklaratave por veprimeve dhe thotë se vendimet mbi bazën e inatave i paguan me lëkurën tënde.

Postimi i plotë:

Kur IKD kerkonte kontroll gjyqesor, VV ne opozite e perkrahte.

Kur VV erdhi ne pushtet, permes Ministrise se Drejtesise kerkesen per kontroll gjyqesor e injoruan.

Ministria e Drejtesise permes draft Kodit te Procedures Penale i jep autoritet perfundimtar prokurorise me hap e me mbyll raste pa shkuar rasti fare te gjykatesi.

Nje qeveri nuk vleresohet mbi bazen e deklaratave por veprimeve.

Vendimet mbi bazen e inateve i paguan me lekuren tende.

P.S. Ky postim nuk paragjykon dhe as konteston vendimin e PSRK. Ky postim eshte reflektim I mungeses se mjetit juridik per te ankimuar vendimet per mbylljen e rasteve ne prokurori, kur qytetari beson dhe ka deshmi se I eshte shkelur nje e drejte.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments