Friday, March 7, 2025
HomeLajmeKosova‘VV ORGANIZATË KRIMINALE!” , deklarata që largoi nga studio avokatin Halilaj dhe...

‘VV ORGANIZATË KRIMINALE!” , deklarata që largoi nga studio avokatin Halilaj dhe analistin Drenori

“Kërkush s’ia ka pa hajrin më shumë këtij sistemi të drejtësisë sesa Lëvizja kriminale Vetëvendosje”, këto ishin fjalët e Nijazi Kryeziut.

Me këtë deklarim, Kryeziu ka shkaktuar një tension të madh në “Politiko” teksa po diskutohej për ftesën e Prokurorisë Speciale ndaj kryeministrit aktual, Albin Kurti.

Deklarata e tij shkaktoi reagime të forta në studio, duke bërë që avokati Gazmend Halilaj dhe komentatori politik Xhavit Drenori të largoheshin nga emisioni “Politiko” në shenjë proteste.

Drenori reagoi duke thënë: “Lëvizje kriminale… Nuk është pjesë e debatit tem. Një njeri që flet për telefonatat në Pronto nuk mund të marrë pjesë në debatin tim.”

 

 

Ndërkohë, Halilaj theksoi: “Nëse një lëvizje quhet kriminale, atëherë unë do të largohem nga studio.”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments