Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeVV me akuza ndaj Përparim Ramës dhe drejtoreshës së PDK-së në Komunën...

VV me akuza ndaj Përparim Ramës dhe drejtoreshës së PDK-së në Komunën e Prishtinës

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, dega në Prishtinë, Egzon Azemi, ka bërë akuza në drejtim të kryetarit të kryeqytetit, Perparim Ramës dhe drejtoresesh së arsimit, Besiana Musmurati.

Sipas tij, drejtoresha e arsimit “është duke ushtruar presion te drejtorët e shkollave që greva të vazhdojë”.

Ndërsa, për Përparim Ramën thotë se “ka shpenzuar 3 mijë euro për një darkë”.

“Këta pra nuk bashkëndjejnë kërkesat sindikale. Por duan rrezimin e qeverisë, që nënkupton ma shumë PARE, për këtë kastë të stërvjetruar politike, edhe pse me emra të rinjë”, ka shkruar Azemi në Facebook, te enjten.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments