Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaVV-ja akuzohet nga ish-kandidati i saj se po shpërndan para për vota...

VV-ja akuzohet nga ish-kandidati i saj se po shpërndan para për vota në Mitrovicë

Ish-kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Mitrovicës, Fehmi Ferati, ka drejtuar akuza të rënda ndaj VV-së në këtë komunë.

 

Përmes një postimi në Facebook, Ferati ka thënë se janë duke u shpërndarë para për blerje të votave.

“Në lagjen e romëve në Mitrovicë po shpërndahen para për blerje votash poashtu edhe në lagje tjera të varfëra ‘Tunel i parë’ e ‘Dy Korriku’. Listës së familjeve të varfëra që kanë aplikuar për strehim në shtëpitë e ndërtuara nga shoqata ‘Jetimat e Ballkanit’ në bashkëpunim me Komunën poashtu po u premtohen ‘zgjidhje problemi’ me votim”, ka shkruar ndër të tjerash Ferati.

Ai i ka quajtur këto veprime si “kandidaturë e pistë kriminale”.

Edhe pse nuk e ka përmendur emrin e partisë apo kandidatit për të cilin e ka fjalën, Ferati i ka kthyer përgjigje një qytetari që i ka kërkuar publikimin e emrave, mbiemrave dhe partive, në mënyrë që të njoftohet publiku.

“Jo se po më hidhërohen VV-ja në Mitrovicë”, është përgjigjur Ferati, që ka lënë të kuptohet se është fjala për Vetëvendosjen e cila është duke udhëhequr në Komunën e Mitrovicës me kryetarin aktual, Agim Bahtirin, i cili njëherësh është edhe kandidat i kësaj partie për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Postimi i plotë i Fehmi Feratit:


RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments