Avokati Tomë Gashi është dënuar nga PZAP pasi gjatë kohës së heshtjes zgjedhore ka bërë postime në Facebook në përkrahje të VV-së.
Në vendimin e marrë, thuhet se “PZAP ka pranuar ankesën e LDK-së kundër subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje ën të cilin pretendon se me datë 13 nëntor 2021 rreth orës 23:00 të mbrëmjes kanë vërejtur se mbështetësi i VV-së Tomë Gashi ka thyer heshtjen zgjedhore në rrjetin social Facebook në shtatë raste dhe atë ka postuar foto me kryeministrin Albin Kurti duke bërë thirrje për votim të VV-së.
Për këtë VV kërkohet që të paguajë gjobën e shqiptuar në afat prej 15 ditësh.