Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaVulini rithekson idenë e “botës serbe”, flet për mundësinë e luftës

Vulini rithekson idenë e “botës serbe”, flet për mundësinë e luftës

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Aleksandar Vulin e ka kthyer në diskurs termin e “botës serbe”, të cilin më nuk heziton ta ripërsërisë si synim.

Në një nga paraqitjet e fundit, Vulini tha se krijimi i “botës serbe” është “çelësi i mbijetesës” për popullin serb.

“Çfarë do të përfitonte Serbia nga anëtarësimi eventual në BE nëse kjo do të thoshte se ne duhet të heqim dorë nga e vërteta për popullin tonë, ta pranojmë gjenocidin e Srebrenicës, t’u kërkojmë falje kroatëve, se duhet të pranojmë se nuk kemi miq në Lindje, se duhet të largohemi nga Republika Srpska”, tha Vulin një intervistë për “Novosti”.

Serbia, sipas Vulinit ka nevojë për “botën serbe”, e cila shihet si kërcënim serioz për rajonin.

“Unë besoj fuqimisht në nevojën për ta krijuar një “botë serbe”, që serbët të jenë një popull i vetëm politik që merr vendime unike politike për çështjet kyçe dhe i formulon ato në Beograd. Ky është çelësi i mbijetesës sonë”, tha Vulin.

Ai shtoi se nuk beson në mundësinë e shpërthimit të një lufte të re në Ballkan, por sipas tij, “burimi më i madh i konfliktit” është politika e “Shqipërisë së Madhe”.

“A është e mundur që Viola von Cramon, Zagrebi, Prishtina, Podgorica, elementët islamikë në Sarajevë të na urojnë në fakt të mirën dhe prandaj e sulmojnë “botën serbe”? Nuk do të thosha. Të gjithë urojnë që të ketë sa më pak serb përtej kufijve të Serbisë dhe të mos ekzistojë ndikimi i Serbisë”, tha Vulin.

“Bota serbe” u përdor për herë të parë si term nga Vulini më 26 shtator 2020, kur ai ishte shef i Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë.

“Vuçiq duhet të krijojë ‘botën serbe’. Beogradi duhet të mbledhë të gjithë serbët brenda dhe rreth vetes, ndërkaq që presidenti i Serbisë është presidenti i të gjithë serbëve”, pati thënë Vulin.

Serbia qëmoti financon në mjediset me popullësi serbe në të gjitha vendet e rajonit. Gjatë vitit 2017, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ai i Republikës Serbe, entitetit brenda Bosnjë e Hercegovinës, Milorad Dodik, kishin paralajmëruar miratimin e të ashtuquajturës deklaratë për mbijetesën e popullit serb në rajon.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments