Sunday, November 24, 2024
HomeBotaVulini dërgon forca policore për ta mbrojtur muralin e kriminelit të luftës,...

Vulini dërgon forca policore për ta mbrojtur muralin e kriminelit të luftës, Ratko Mlladiq

Pasi Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Serbi njoftoi, e më pas e anuloi heqjen e muralit të kriminelit të luftës, i burgosur në Hagë, Ratko Mlladiq, për shkak se Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë e ndaloi tubimin, ministri serb i Brendshëm, Aleksandar Vulin shkoi një hap më tej dhe dërgoi policinë për të ruajtur grafitin.

 

Një mural me imazhin e Ratko Mlladiqit, i dënuari në Hagë dhe ish-komandant i Ushtrisë së Republikës Serbe, u zbulua së fundmi në cepin e rrugëve “Aleks Nenadoviq” dhe “Njegoshi” në Vraçar.

Nisma e të rinjve për të drejtat e njeriut në Serbi njoftoi heqjen e muralit më 9 nëntor.

Tubimi është raportuar në polici, por është dashur të anulohet, pasi MPB-ja serbe mori vendim për ndalimin e tubimit. Në shpjegim thuhet se mes tyre mund të ketë “një konflikt fizik për shkak të grumbullimit të një numri më të madh personash që do të shprehnin pakënaqësinë dhe kundërshtimin e tubimit”.

“As ata që duan ta rrënojnë muralin e gjeneralit Mlladiq, as ata që duan ta mbajnë atë, nuk do të marrin leje për t’u mbledhur. Të ftosh organizata joqeveritare nga Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Gratë në të Zeza dhe diçka që u deklarua si ‘Kosovë’, dhe të vish në Beograd për të lyer fasadat është hipokrite, e poshtër dhe e udhëhequr nga qëllimet e liga. Në 9 nëntor, në Ditën Ndërkombëtare kundër Fashizmit në Beograd, askush nuk do të përplaset në rrugë dhe do të prishë jetën e qytetarëve tanë dhe askush nuk do t’i kënaqë armiqtë e Serbisë me fotot e kokave të gjakosura serbe. Beogradi është një qytet i antifashistëve dhe fituesve dhe askush nuk do ta ndryshojë këtë me ligësinë e tij. Tubimi është i ndaluar”, tha ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin.

Nisma më pas njoftoi se nuk do të mblidhej dhe se nuk do të hiqte muralin e Mlladiçit.

“E kuptuam deklaratën e MPB-së dhe ministrit Vulin, në të cilën flitet për ‘fotografi të kokave të gjakosura serbe’ nëse pikturohet murali. Formacionet e tij paraushtarake, si ‘Leviathan’, do të na thyenin kokat dhe policia e tij nuk do të na mbronte”, thanë ata.

Epilogu – ministri serb Vulin dërgoi një njësi policore për të mbrojtur muralin e një krimineli lufte.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments