Thursday, November 28, 2024
HomeLajmeVuçiqit i pengon Shqipëria në NATO: Ushtarë të tyre ishin në Hoçë...

Vuçiqit i pengon Shqipëria në NATO: Ushtarë të tyre ishin në Hoçë për t’i poshtëruar serbët

Dogana e Kosovës të enjten ka realizuar një kontroll tek një dyqan ku shiten pije alkoolike në fshatin Hoçë e Madhe (Komuna e Rahovecit). Në këtë kontroll është kërkuar edhe asistenca e Policisë së Kosovës për sekuestrimin e alkoolit.

Ndaj kësaj ngjarje ka reaguar dje Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq duke akuzuar Kosovën se po u bën presion serbëve. Sipas tij, dogana është “shqetësuar që në disa shishe të verës është gjetur një etiketë e akcizës së Republikës së Serbisë edhe pse pronari nuk është kapur duke shitur verë”

Por Vuçiq ka reaguar edhe për faktin që në këtë kontroll të doganës kanë qenë të pranishëm edhe ushtarë shqiptarë të KFOR’it që kanë qenë në vend të ngjarjes. Edhe pse Vuçiq theksoi se ata kanë shkuar të monitorojnë nësë gjithcka po zhvillohet sipas ligjit qëllimi ka qenë që  të poshtërohen edhe më tej serbët”.

“Pjesëtarët e njësive shqiptare të KFOR-it ruanin dhe kontrollonin nëse gjithçka ishte bërë “si duhet” me verën e konfiskuar “ka thënë Vuçiq duke thënë se “Shqipëria vetëm së voni është bërë anëtare e NATO’s”.

“Ata heronj të mëdhenj, së bashku me forcat speciale me tyta të gjata, dërguan edhe pjesëtarë shqiptarë të KFOR-it. Dhe forcat speciale të Prishtinës erdhën për të shkarkuar verën me gishtin në tapë”, ka tentuar të ironizojë Vuçiq.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments