Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaVuçiqit i djeg deklarata e Osmanit për njohjen nga Ukraina, i reagon...

Vuçiqit i djeg deklarata e Osmanit për njohjen nga Ukraina, i reagon nga Tirana

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, i ka reaguar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, pasi kjo e fundit nga një paraqitje para gazetarëve në Tiranë ka thënë se njohja nga Ukraina do të vijë bashkë me fitoren kundër Rusisë. Gjithashtu presidenti serb ka komentuar edhe deklarimin e Osmanit për mbrojtjen e integritetit territorial të Ukrainës.

“A është e mundur që kjo lloj dyfytyrësie dhe hipokrizie e paprecedentë mund të ekzistojë”, ka thënë Vuçiq, shkruan KoSsev, transmeton Express.

Vuçiq ka thënë se Ukraina është një nga vendet e pakta që mund të flasë për integritetin territorial, sepse ajo kurrë nuk ka shkelur mbi integritetin territorial të dikujt tjetër.

“Ashtu si shumica e të tjerëve, dhe sot e kanë gojën plot me të. Nuk duhet harruar se Ukraina nuk e njohu Kosovën dhe se një vendim tjetër do të prekte ndjeshëm “të paktën dy vende evropiane”, ka thënë Vuçiq.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments