Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, sot do të jetë për një vizitë pune njëditore në Gjermani, gjatë së cilës do të takohet me kancelarin gjerman Olaf Scholz.
Siç njoftoi Shërbimi për media i Vuçiqit, Scholz dhe Vuçiq do të vizitojnë provincën e Saksonisë, ku do të bisedojnë me kreun e Administratës së Minierave Saksone, Prof. Dr Bernard Kramer.Vuçiq dhe Scholz do të marrin pjesë gjithashtu në prezantimin e planit të minierave të litiumit në kuadër të projektit të litiumit Zinwald.