Në këtë diskutim përballë njëri-tjetrit kanë qenë kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe kreu i shtetit serb, Aleksander Vucic.
Megjithatë presidenti serb, në njoftimin që ka lëshuar në profilin e tij në “Instagram” lidhur me këtë organizim është kujdesur që të mos e shfaq fare kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, në tri fotografitë që kishte publikuar për këtë ngjarje.

Derisa, ndryshe ka vepruar Zyra për Media e Qeverisë së Kosovës, e cila në komunikatën e lëshuar për këtë organizim ka bashkëngjitur fotografitë ku shihet paneli i plotë i pjesëmarrësve, përfshirë edhe presidentin serb, Aleksander Vucic.
Pjesë e takimit kanë qenë edhe Alexander Schallenberg- shef i diplomacisë së Austrisë, Stevo Pendarovski-president i Maqeodnisë së Veriut dhe emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajcak.