Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeVuçiq thotë se Serbia është duke përgatitur njësitet ushtarake të kenë përparësi...

Vuçiq thotë se Serbia është duke përgatitur njësitet ushtarake të kenë përparësi në luftë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se deri në fund të vitit ushtria serbe duhet të pajiset me një numër të madh të dronëve vetëvrasës, duke vlerësuar se kjo do të kontribuojë në avantazhet e Serbisë në krahasim me të tjerët në rajon.

Vuçiq, pas takimit ku u prezantuan rezultatet e analizës së aftësive operacionale dhe funksionale të ushtrisë serbe për vitin 2023 dhe gjatë ekspozimit statik të armëve dhe pajisjeve ushtarake në kazermën “Topçider” të Beogradit, ka thënë se më së shumti para nga buxheti i caktuar për ushtrinë shkon për rritjen e rrogave.

“Një shumë e madhe parash shkon për mjete dhe armë, duhet të përshpejtojmë armatimin e mëtejshëm, të forcojmë më shumë industrinë vendase, duhet të kemi plotësim më të mirë sepse armët e reja kërkojnë ushtarë të rinj. Besoj se në bashkëpunim me sektorin privat, ne do të arrijmë të tregojmë përparim deri në fund të vitit me një numër të madh dronësh vrasës, me të cilët do të kemi avantazh në krahasim me të tjerët në rajon”, ka pretenduar Vuçiqi.

Ai gjithashtu ka pretenduar se një shans i madh për Serbinë mund të jetë topi “Nora”, i cili tashmë është blerë nga Qiproja dhe Azerbajxhani.

“Për ne, kjo mund të jetë një nga avantazhet kryesore nëse arrijmë të sigurojmë prodhimin”, ka thënë Vuçiqi dhe ka shtuar se “Serbia po monitoron gjithçka që po ndodh në Ukrainë dhe se nga kjo fushë betejë e ndërlikuar është e qartë se kushdo që ka më shumë municion dhe artileri ka edhe avantazh.

Gjithashtu, siç ka pretenduar ai, “po monitorohet dhe analizohet ajo që po ndodh në Gaza ku njëra palë ka përparësi tekniko-teknologjike”.

“Ne jemi duke përgatitur njësitë tona për këtë”, tha ai.

Vuçiq, ka pretenduar se në ushtrinë serbe po bëhen investime për të “mbrojtur vendin e tyre” sepse, sipas fjalëve të tij, në kushtet e sotme, “nëse nuk keni një ushtri të fortë, nuk do të keni as shtet”.

Së bashku me Vuçiqin ishin të pranishëm edhe kryeministrja serbe Ana Bërnabiq, kryetari i enklavës serbe në BeH, të vetëquajtur Republika Serbe, Millorad Dodik, ministri serb i mbrojtjes Millosh Vuçeviq, ai i financave Sinisha Malli si dhe shefi i shtabit të ushtrisë serbe Millan Mojsilloviq.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments