- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përmes një videomesazhi nga Davos ka njoftuar se të shtunën do t’u drejtohet qytetarëve.
“Unë jam në kulmin e përgatitjeve të mia. Njerëz, ju lutemi le të jemi bashkë të shtunën pasdite dhe të marrim pjesë në krijimin e një Serbie ndryshe, më të suksesshme dhe më të mirë,” tha Vuçiq në rrjetin social Instagram.Vuçiq tha se në atë fjalim do të prezantojë planet për vitet e ardhshme dhe të ardhmen e Serbisë.