Sunday, November 24, 2024
HomeBotaVuçiq takon zyrtarin e OKB-së, ja çka i thotë për Kosovën

Vuçiq takon zyrtarin e OKB-së, ja çka i thotë për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Serbia gjithmonë do të përpiqet t’i respektojë parimet e sigurisë të së drejtës ndërkombëtare.

 

Ai kështu deklaroi në takimin që pati sot me ndihmëssekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Evropën, Azinë Qendrore dhe Amerikën, Miroslav Jenqa, duke shtuar se OKB-ja është organizata më e rëndësishme ndërkombëtare me rëndësi të veçantë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë.

Në njoftimin e Shërbimit për Bashkëpunim me media të presidentit të Serbisë shkruhet se Vuçiq theksoi rëndësinë e siç thuhet “pranisë së UNMIK -ut si garantues i neutralitetit të statusit të pranisë ndërkombëtare në Kosovë në bazë të Rezolutës 1244 “.

Të dy bashkëbiseduesit diskutuan për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe ranë dakord se Serbia dhe OKB -ja janë partnerë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.

Vuçiq tha se Beogradi mbetet i përkushtuar për të vazhduar dialogun me Prishtinën dhe për të gjetur një zgjidhje kompromisi për çështjen e Kosovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments