Sunday, October 20, 2024
HomeBotaVuçiq sot takohet me serbët e Kosovës

Vuçiq sot takohet me serbët e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot do të takohet me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova.

Mediat në Serbi shkruajnë se Vuçiq dhe serbët nga Kosova do të bisedojnë pas seancës së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në Pallatin e Serbisë.

Kështu është bërë e ditur nga shërbimi për shtyp i Presidentit të Serbisë.

Në mesditë është caktuar seanca e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku do të diskutohet për temat më të rëndësishme aktuale, përfshirë “refuzimin e Albin Kurtit për mbajtjen e zgjedhjeve të 3 prillit në Kosovë”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments