“Rusia do që çështja e Kosovës të zgjidhet vetëm me kompromis, dhe jo duke i imponuar diktate Serbisë”, citohet të ketë thënë nga mediet serbe Vuçiq.
Vuçiq e thotë se e përkrah haptazi dhe se është krenar që Serbia ka marrëdhënie të mira në të gjitha fushat me Rusinë.
“Jam krenar të them se kemi marrëdhënie jashtëzakonisht të mira me Rusinë. Ndryshe nga të tjerët që kanë turp ose kanë frikë ta thonë këtë, unë nuk e fsheh”, ka shtuar tutje udhëheqësi serb.
Ndërkaq Lavrov ka thënë se Rusia nuk ka ndryshuar qëndrim karshi shtetësisë së Kosovës.
Ai ka theksuar tutje se për Moskën do të ishte e pranueshme çdo zgjidhje në raport me Kosovësn e e cila do t’u shkonte përshtati serbëve.
“Jemi ndier të provokuar me veprimet e organizuar në veri të Kosovës në fund të shtatorit. Serbia dhe Presidenti Vuçiq treguar përmbajtje dhe dhanë kontribut për zgjidhjen e krizës”, është shprehur Lavrov.