Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka pritur në takim ambasadorin rus në Beograd, Aleksandër Kharshenko.
Ndër diskutimet kyçe të tyre padyshim se ishte edhe Kosova.
Vuçiq me këtë rast ka shprehur mirënjohje ndaj presidentit rus, Vladimir Putin për mbështetjen që ai po i jep Serbisë, për siç ka thënë ai çështjen e Kosovës, transmeton lajmi.net.
“Putin përkrahë integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë”, është shprehur ai.
Poashtu Vuçiq tha se vizita e tij e ardhshme në Rusi është e rëndësisë së veçantë.