Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se Serbia nuk i është përmbajtur deklaratave të Bashkimit Evropian (BE) për çështjen e sanksioneve kundër Rusisë dhe se do ta befasonte nëse do të ishte ndryshe, por shtoi se nuk i dinë detajet e deklaratës së fundit që thekson se presidentin rus Vladimir Putin është përgjegjës për vdekjen e liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny.
“Do të habitesha nëse do të ishte ndryshe, edhe pse ju mendoni se është një tragjedi e madhe dhe një arsye për të na sulmuar. Është e rëndësishme që Serbia të zhvillojë politikën e saj të pavarur dhe të vlerësojë rast pas rasti”, u tha Vuçiq gazetarëve në Tiranë
Vuçiq u tha gazetarëve sot pas Samitit Rajonal për Planin e Rritjes se plani është i rëndësishëm për qytetarët dhe ekonominë dhe se në takim është diskutuar për pikat kufitare.
“Sot ishte një ditë e rëndësishme për ne. Qytetarët do të mund të kenë përfitim të prekshëm nga puna e përbashkët”, tha Vuçiq.
Ai shtoi se vendet e Ballkanit Perëndimor përballen me detyra të vështira.
Vuçiq tha se kanë diskutuar për pikat kufitare dhe administrative dhe korridoret e gjelbra për kamionë dhe se kjo është thelbësore që Rumania dhe Bullgaria të mos vjedhin tranzitin nga Serbia.