Pas ngjarjeve tragjike në Serbi, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, në adresimin e sotëm tha se në mëngjes i ka propozuar kryeministres Ana Bërnabiq që të kthejë dënimin me vdekje.
“Sot në mëngjes i sugjerova kryeministres që të kthejmë dënimin me vdekje. Por ata janë kundër, sepse ne do të ishim të vetmit me Bjellorusisë në Europë”.
Vuçiq deklaroi se dikur ishte kundër dënimit me vdekje dhe se “i vjen keq për një qëndrim të tillë”.
Ai ka bërë të ditur se çfarë masash do të merren pas dy të shtënave masive që ndodhën dy ditët e kaluara, shkruan Danas.
“Pas vrasjes së fëmijëve, të gjithë ishim në gjendje shoku. Ne ecëm si zombi për 24 orë, duke mos besuar se çfarë ndodhi, si dhe pse. Janë disa masa të reja: Në periudhën e ardhshme do të marrim policë të rinj, do të dërgojmë 1000 policë të jenë në shkolla, derisa në një vit të arrijmë në nivelin që ata janë gjithmonë në shkollë. Ne jo vetëm që do të arrijmë sigurinë, por edhe do të reduktojmë dhunën e bashkëmoshatarëve në shkolla me 80 për qind. Është një gjë e madhe”.
Ai këtë e ka quajtur një akt terrorist.