Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaVuçiq: Pas 2- 3 ditësh shkoj në Bruksel për takim me Kurtin,...

Vuçiq: Pas 2- 3 ditësh shkoj në Bruksel për takim me Kurtin, s’mund të flas më shumë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Serbia nuk mund të ndryshojë asgjë kur bëhet fjalë për qëndrimet e fuqive të mëdha për Kosovën, duke shtuar se i takon lidershipit shtetëror që të luftojë dhe të thotë të vërtetën, të cilën e bëri shumë mirë dje kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Vuçiq në Leskovc, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me seancën e djeshme kushtuar Raportit të UNMIK-ut, tha se në seancë disa përfaqësues të anëtarëve ishin të balancuar, ndërsa të tjerët ishin të zemëruar.

“Unë nuk mendoj se mund të ndryshojmë asgjë përveç se mund të luftojmë, të themi të vërtetën. Ana Brnabiq e bëri dje, ajo kishte një përgjigje të mirë, por kjo nuk do të ndryshojë qëndrimet e fuqive të mëdha. Po të isha unë. analist, mund te komentoja fjalimet e përfaqësuesit anëtar të OKB-së, por nuk jam dhe nuk mund ta bëj këtë, mund të them vetëm se diku kishte një ndjesi ekuilibri, diku ishte inat i tmerrshem. Kjo është situata aktuale”, tha Vuçiq.

Ai shton se në dy-tri ditët e ardhshme pret të shkojë sërish në Bruksel, ku pritet të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Megjithatë thotë se nuk mund të flasë më shumë për agjendën, e cila sipas tij është në përputhje me atë që ka diskutuar me “pesëshen e madhe” që ishin në vizitë në Kosovë e Serbi.

“Pas kësaj do të kemi më shumë informacione. E jona është që ta mbrojmë Serbinë nga të gjitha masat e mundshme, por dhe nga shembja e interesave tona kombëtare dhe shtetërore”, tha Vuçiq.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments