Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka marrë pjesë në forumin Globsec në kryeqytetin e Sllovakisë.
Nga aty, kreu i shtetit serb ka folur për “vendime të mëdha” që sipas tij pritet të merren për Ballkanin Perëndimor në muajin dhjetor të këtij viti.
“Unë nuk pres vendime të mëdha për Ballkanin Perëndimor në qershor, por në dhjetor”, ka thënë Vuçiq, shkruan telegraf.rs
Vuçiq ka thënë se në samiti BE-Ballkan Perëndimor që do të mbahet më 23 qershor, nuk pret ndonjë vendim të rëndësishëm për integrimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Derisa kur ka folur për “vendime të mëdha”, ka thënë se do të jetën vendime nga Brukseli, Parisi dhe Berlini.
Presidenti serb në këtë forum ka folur edhe për gazin rus, së fundmi Serbia e arriti një marrëveshje me Kremlinin për këtë.
“Është e vërtetë që nuk mund të mbijetosh pa furnizim me gaz. Ne kemi qenë gjithmonë njëqind për qind të varur nga gazi rus. Ka vende të tjera të BE-së që janë në të njëjtin pozicion”, ka thënë ai të enjten .