Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka thënë se një herë ka pasur rastin të kontaktojë me Zvonko Veselinoviqin derisa për Milan Radojiçiqin thotë se s’ka pasur rastin të bisedojë asnjëherë.
Kjo deklaratë pak e besueshme e presidentit të Serbisë vjen pas akuzave të politikanes serbe Marinika Tepic, e cila ka thënë se Vuçiq kontakton me Veselinoviqin dhe Milan Radojiçiqin, shkruan N1.
Por redaktorja e portalit Kossev, Tatjana Lazarevic, ka thënë për N1 se besohet që Veselinoviq dhe Radojiçiq janë dy emrat që ushtrojnë ndikimin e tyre në veri të Mitrovicës pas një raporti shumë të ngusht që kanë me udhëheqjen e partisë së Aleksander Vuçiqit./Express/