Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç kërkoi tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga veriu i Kosovës, ashtu si edhe të kryetarëve të komunave me kombësi shqiptare.
Vuçiç i bëri komentet në takimin me ambasadorët e vendeve të Quint-it: Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Gjermanisë dhe Italisë.
“Shpresoj se do të mund ta bindni Kurtin që t’i tërheqë forcat e tij dhe kryetarët personalë nga veriu”, tha Vuçiç, sipas një deklarate të publikuar nga kabineti i tij.
Në takim mori pjesë edhe ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Millan Mojsilloviç.Vuçiç tha po ashtu, se Serbia do ta vazhdojë komunikimin me përfaqësuesit e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, me “besimin më të mirë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin”.