Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka folur pas takimit me liderët serbë në Kosovë.
Ai theksoi se takimi ishte një nga më të vështirët, derisa informoi që ka kontaktuar me të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak lidhur me ngjarjet e sotme në veri të Mitrovicës.
“Kontaktova me Miroslav Lajçak, i thashë atë që mendoja dhe e përfundova bisedën. Mendoj se serbët ishin më të mërziturit“, tha Vuçiq për TV Prva pas mbërritjes në Rashkë.