Thursday, November 28, 2024
HomeLajmeVuçiq i raporton ambasadorit rus për ngjarjet e fundit në veri të...

Vuçiq i raporton ambasadorit rus për ngjarjet e fundit në veri të Kosovës

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, sot është me ambasadorin e Federatës Ruse, Alexandar Botsan-Kharchenko, të cilit i ka raportuar për përshkallëzimin e dhunës dhe, siç ka pretenduar ai, “diskriminimin e serbëve në veri të Kosovës”.

Vuçiq ka shkruar në profilin e tij në Instagram se Serbia, “përkundër shkeljes më brutale të të gjitha marrëveshjeve ndërkombëtare”, do të punojë “për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit”.

“Serbia do të punojë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit duke kërkuar miratimin dhe zbatimin e menjëhershëm të masave që do të garantonin sigurinë e serbëve të Kosovës, gjë që është parakusht për çdo bisedë të mëtejshme me përfaqësuesit e “institucioneve të përkohshme në Prishtinë”, ka shkruar Vuçiq.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments