Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka folur për procesin e zgjedhjeve lokale të së dielës në Kosovë.
Vuçiq ka çuditur me deklaratën e tij duke thënë se nuk e ka detyruar dhe nuk i ka bërë askujt presion që ta votojë Listën Serbe.
“Ne kurrë nuk e detyruam askënd, përveç se mendova se ishte më mirë të dalin sesa të mos dalin. Nuk e fsheha dhe e thashë publikisht”, tha ai.
Sipas tij, serbët dolën në zgjedhje në numër pakrahasimisht më të madh krahasuar me daljen mesatare të shqiptarëve.
“Kjo flet për motivimin e njerëzve dhe për ata që ishin më të motivuar”, tha presidenti serb.