Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaVuçiq dehet në hapjen e “Ballkanit të Hapur”, ndërhyn këshilltarja e tij

Vuçiq dehet në hapjen e “Ballkanit të Hapur”, ndërhyn këshilltarja e tij

Zyrtarë shtetërorë nga vendet e rajonit u mblodhën dje në Beograd në hapjen e samitit të “Ballkanit të Hapur”, ku në hapjen e samitit u mbajt panairi i quajtur “Wine Vision of the Open Balkans”.

Por duket se disa përfaqësues të lartë shtetërorë janë relaksuar pak më shumë në këtë ngjarje.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq priti liderët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi në këtë panair, në të cilin shërbehej dhe promovohej vera serbe.

Duke u endur nga stenda në stendë dhe duke shijuar verërat, Vuçiq u shfaq dukshëm. Në një moment, ai u mburr para kamerave se mund të pijë shumë alkool.

“Më numëruan njerëzit, kam pirë më shumë se 100 gota”, u mburr Vuçiq në një komunikim me gazetarët.

Gjatë samitit, Vuçiq pati një moment të sikletshëm edhe me këshilltaren e tij për media Suzana Vasiljeviq, e cila tentoi t’ia hiqte nga dora një gotë me verë.

Por, Vuçiq reagoi ndaj saj.

“Ajo dëshiron ta provojë verën. Ka frikë se unë pi shumë. Por, është në rregull,” i tha Vuçiq, gazetarëve.

Edhe pse këshilltarja e ktheu gotën në stendë, Vuçiq këmbënguli që t’ia kthenin gotën.

Mediat në Serbi raportojnë se Vasiljeviq në një moment tentoi ta kapte për dore Vuçiqin, por ai u tërhoq dhe përmes një shikimi ia bëri me dije asaj që të largohej, gjë që ajo në fund e bëri.

Në samitin në Beograd, përveç vendeve të përfshira në iniciativën “Ballkani i Hapur”, do të marrë pjesë edhe kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Zoran Tegeltija.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments