Presidentit serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se është turp për ambasadorët dhe zyrtarët ndërkombëtarë që mbështetën aksionin e Policisë së Kosovës për luftimin e krimit të organizuar dhe kontrabandës në veri të Kosovës.
Aleksandar Vuçiq ka dhënë një intervistë për TV Prva rreth ngjarjeve të fundit në Kosovë, ku policia mori një aksion në disa qytete për luftimin e krimit dhe korrupsionit
Vuçiqit ka sulmuar të gjitha ambasadat dhe zyrtarë ndërkombëtarë që përkrahën aksionin e Policisë së Kosovës.
“Ata që dolën me njoftimin se ishte një veprim i mrekullueshëm, turp për ju! Ju mund të jeni çdo vend që dëshironi”, tha ai, raporton b92.
Vuçiq tha se gjithçka në Kosovë bëhet me mbështetjen e vendeve të Quintit. Ai ka aluduar se aksioni në veri është i mbështetur nga Britania e Madhe.
“Unë kam marrëdhënie të shkëlqyera me Britaninë e Madhe dhe do t’i dua gjithmonë, por nuk do t’i lejoj të më bëjnë budalla”, u shpreh Vuçiq.
Kujtojmë se Ambasada e Britanisë në Prishtinë ka mbështetur Qeverinë e Kosovës në respektimin e sundimit të ligjit në gjithë vendin.