Zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes në Serbi,Millosh Vuçeviq ka mbërritur në garnizonin e Rashkës ku është vendosur një pjesë e ushtrisë serbe.
Vuçeviq ka deklaruar në Instagram se po monitoron zhvillimin e situatës në terren.
“Ushtria serbe është në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake, në përputhje me vendimin e Presidentit të Republikës dhe Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe me forcat e tjera të sigurisë të Republikës së Serbisë, ajo po monitoron zhvillimin e situatës në terren”, thotë Vuçeviq.
Ai do të zhvillojë një takim me oficerë të lartë të Forcave të Armatosura të Serbisë, ku do të diskutohet për situatën aktuale të sigurisë.



